DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dënohet ish-deputeti Milaim Zeka

20 Maj 2026
A A
Milaim Zeka: Kupolën e lirisë Kosovës ia dha Perëndimi, këtë duhet të mësojë Kurti
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-deputetit Milaim Zeka duke e dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për shmangie nga tatimi.

Po ashtu, në emër të kompensimit të dëmit, i njëjti obligohet t’ia kompensojë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) shumën prej 81 mijë euro.

Kurse, për pikën 2 të dispozitivit të aktakuzës, ku Zeka akuzohej bashkë me Ilir Krasniqin për “Shmangie nga tatimi”, Gjykata mori aktgjykim refuzues.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga gjyqtarja e çështjes, Edita Çanta, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas vendimit, për dy të akuzuarit Zeka dhe Krasniqi lidhur me veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, lidhur me nenin 31, Gjykata merr aktgjykim refuzues, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga kjo pikë e aktakuzës.

Kurse, për veprën penale si në dispozitivin 5 të aktakuzës, i pandehuri Milaim Zeka u shpall fajtor për “Shmangie nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 3 dhe 1 të Kodit Penal, dhe u dënua me 1 vit burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti në periudhën e verifikimit në kohëzgjatje prej 2 viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Po ashtu, Zeka u dënua edhe me 3 mijë euro gjobë, të cilën obligohet ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Milaim Zeka gjithashtu obligohet që në emër të kompensimit të dëmit, palës së dëmtuar- Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) t’ia kompensojë dëmin prej 81 mijë euro, në afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I njëjti detyrohet që në emër të shpenzimeve procedurale dhe atë për paushallin gjyqësor t’i paguajë 100 euro dhe në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit shumën prej 20 euro.

Po ashtu, obligohet t’i paguajë shpenzimet procedurale sipas listës shpenzimore të gjykatës, të cilat Gjykata me aktvedim të veçantë dhe në aktgjykim do t’i listojë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ndërkaq, sa i përket dispozitivit të dytë të aktakuzës, për të cilin u mor aktgjykim refuzues, shpenzimet procedurale bien në barrë të gjykatës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 601)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 626)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com