Rritja e çmimeve në treg po reflektohet edhe këtë vit në çmimin e kurbaneve në Kosovë, duke i çuar ato në nivele dukshëm më të larta krahasuar me vitet e kaluara.
Sipas Sinjalit çmimet aktuale në treg variojnë nga 250 deri në 350 euro për kingja dhe dele, ndërsa dashi më i madh arrin deri në 600 euro.
Edhe Bashkësia Islami e Kosovës sivjet ka rritur çmimin për therjen e një kurbani në Kosovë në 200 euro, sa ishte vitin e kaluar 180.
Këtë vit festa e Kurban Bajramit në Kosovë është më 27 maj.
