DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia hesht për “procesin policor” ndaj eskortës së Albin Kurtit në Skenderaj

20 Maj 2026
A A
Policia hesht për “procesin policor” ndaj eskortës së Albin Kurtit në Skenderaj
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka zgjedhur të heshtë përballë kërkesave për sqarimin e incidentit të ndodhur më 31 janar të vitit 2025 në Skenderaj, ku sipas deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku kishte tentuar të bënte ndeshje komunikacioni me eskortën e tij.

Gazeta ka drejtuar pyetje zyrtare në adresë të Policisë së Kosovës për të kërkuar qasje në këtë proces policor dhe për të parë se si qëndron saktësisht kjo çështje, mirëpo të njëjtit, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Kjo kërkesë e Insajderit erdhi pas deklaratës së Kurtit, i cili akuzoi drejtpërdrejt kryetarin e Skenderajt për përdorim të veturës zyrtare në mënyrë të dhunshme ndaj eskortës së tij.

 

“Më 31 janar të datës 2025-të u synua tubimi i VV-së në Skenderaj, atë mbrëmje ka pasur dhunë ndaj nesh. Kryetari i Komunës së Skenderajt me veturë zyrtare 2Z, ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhesha unë. Tre vetura ishin aty të eskortës, ka synu që ta ndërprejë qarkullimin e eskortës në mënyrë të dhunshme me veturë zyrtare dhe më pastaj ka proces policor për këtë gjë, por nuk është arrestuar aty”, deklaori Kurti.

Përkundër faktit se bëhet fjalë për një incident të pretenduar të sigurisë ku përfshihet kreu i ekzekutivit dhe një zyrtar i lartë komunal, Policia e Kosovës ka vendosur të mos ofrojë detaje nëse ka një raport zyrtar, në çfarë faze ndodhen hetimet, apo si është kualifikuar kjo vepër.

Lushtaku mohon akuzat: Kurti është rrenc, rasti verifikohet me kamera

Në anën tjetër, deklaratat e Kurtit janë hedhur poshtë kategorikisht nga Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me incidentin e pretenduar dhe ka paralajmëruar veprime ligjore ndaj kryeministrit.

“Unë e di që Kurti është edhe mashtrues edhe rrenc, dhe kjo nuk i bën nder atij”, u shpreh Lushtaku, duke shtuar se e vërteta e kësaj ngjarjeje mund të vërtetohet lehtësisht.

Sipas Lushtakut, situata ka qenë tërësisht e zakonshme në trafik dhe nuk ka pasur asnjë qëllim sulmi apo ndërprerjeje të rrugës.

“Vetëm Kurti nëse ka frikë nga vetvetja, sepse unë lidhje nuk kam me atë rast. Ai ka qenë me eskortën, dhe unë kam dalë nga pompa e benzinës, janë kamerat dhe nuk është mirë me u sjellë në këtë mënyrë”, deklaroi Lushtaku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 601)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 626)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com