Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një mesazh mobilizues në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe përfshirjes së qytetarëve në ndërtimin e së ardhmes së vendit.
“Në një postim të shoqëruar me fotografi nga një tubim me mbështetës, Abdixhiku u shpreh se ‘e ardhmja ndërtohet bashkë’ dhe se vendi ka nevojë për njerëzit më të përgatitur dhe më të ditur.”
Ai gjithashtu potencoi sloganin e tij politik:
“Bashkimi ynë, forca jonë. LDK një herë, LDK gjithherë!”, duke bërë thirrje për mobilizim të strukturave dhe simpatizantëve të Lidhja Demokratike e Kosovës para zgjedhjeve të 7 qershorit”.
