Kosova sot po voton për zgjedhjet parlamentare. Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit dhe do të mbesin të hapura deri në orën 19:00.
Në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kanë votuar 11 mijë e 974 persona.
Dalja më e madhe është në Zveçan dhe Zubin Potok.
Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.



