Nasret Hajrizi, kandidat për deputet nga PDK, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë aktuale, duke e akuzuar për paaftësi, propagandë dhe mungesë zhvillimi në vend.
Ai tha se qytetarët po paguajnë çmimin e një qeverisjeje që, sipas tij, “din vetëm të krijojë zhurmë, por jo punë e perspektivë”.
Hajrizi theksoi se krizat politike dhe përçarjet po përdoren për të mbuluar dështimet në qeverisje, ndërsa shtoi se kryeministri në ikje “e ka dëshmuar se nuk di të qeverisë”.
“Me 7 qershor qytetarët e kanë mundësinë me votë ta çojnë në shtëpi”, ka deklaruar ai.
