DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Albin Kurti kërkon mbi 500 mijë vota me 7 qershor

21 Maj 2026
A A
LVV – opozitës: Propozoni 3 emra, njërin prej tyre e zgjedhim President, nëse janë figura jashtë skenës aktuale politike
Share on Facebook

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për mobilizim të madh qytetar në zgjedhjet e 7 qershorit, duke synuar që Lëvizja VETËVENDOSJE! të kalojë shifrën prej 500 mijë votash.

Në një postim të publikuar pas takimeve në Gjilan dhe Anamoravë, Kurti ka kujtuar rezultatet zgjedhore të viteve të fundit, duke theksuar se më 9 shkurt të vitit të kaluar partia kishte marrë afër 400 mijë vota, ndërsa më 28 dhjetor, sipas tij, kishin arritur afër 500 mijë vota.

“E më 7 qershor le t’i kalojmë 500 mijë vota dhe ta shënojmë fitoren e radhës, edhe më të madhe e vendimtare”, ka shkruar Kurti.

Ai ka akuzuar opozitën se po shfrytëzon bllokadat politike për ta mbajtur shtetin peng, derisa ka kërkuar mbështetje për krijimin e institucioneve funksionale.

Kurti ka renditur edhe projektet që, sipas tij, janë realizuar gjatë qeverisjes së tij, duke përmendur ndërtimin e shkollave dhe çerdheve, investimet në ushtri, mbrojtje e siguri, si dhe mbështetjen për fëmijët, studentët, nënat lehona dhe familjet.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje që qytetarët më 7 qershor të votojnë për “progresin shoqëror, rritjen ekonomike dhe sigurinë shtetërore e qytetare”, duke rikujtuar se numri i subjektit të tij është 116.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 539)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (163)
  • Shpallje (1)
  • Sport (347)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com