Pak minuta më një person ra nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër në rrugën “Bedri Pejani” pranë Akademisë Policore në Vushtrri.
Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Prekazi konfirmoi se Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe se po merret me hetimin e rrethanave.
Burime të “Mitropol” brenda Spitalit të Vushtrrisë konfirmojnë se 31 vjeçari që ra nga kati i tretë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
I njejti ishte dërguar pa shenja jete në spital dhe përkundër mundimeve të ekipit shëndetësor për reaniminim, i njejti nuk ka dhënë shenja jete.
