DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për shtatë serbët e dyshuar për kërcënimin e votuesve në Graçanicë

21 Maj 2026
A A
I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtatë të pandehurve të dyshuar për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Bëhet fjalë për Milica Dimiq, Ljubisha Karagjiq, Nebojsha Rashiq, Boban Petroviq, Mirjana Dimitrijeviq, Sasha Mlladenoviq dhe Bratisllav Llaziq, emrat e të cilëve janë raportuar ekskluzivisht nga Sinjali.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i KPRK-së.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku real që të pandehurit, nëse lihen në liri, mund të arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, duke marrë parasysh faktin se të gjithë janë shtetas të Serbisë.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu duke marr parasysh se të gjithë të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë, ekziston rreziku real që të arratisen fare lehtë dhe të jenë të pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pa mundësohet sigurimi i prezencës së tyre dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas Gjykatës, ekziston edhe rreziku që të pandehurit të përsërisin veprat penale nëse mbrohen në liri.

“Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit do të përsërisin veprat penale, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 554)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 911)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (319)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com