Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar me anë të një grafike “Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0”, përmes së cilës Qeveria e Kosovës ka miratuar mbështetje të njëhershme financiare për disa kategori të qytetarëve.
Sipas njoftimit, nga 100 euro do të përfitojnë pensionistët, fëmijët, punonjësit e sektorit jo-publik dhe studentët aktivë.
Qeveria thotë se masa synon të lehtësojë barrën ekonomike të qytetarëve përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe inflacionit që po vazhdon të ndikojë në jetën e përditshme në Kosovë.
Megjithatë, prezantimi i kësaj pakete vjen vetëm dy javë para zgjedhjeve.
