Ish i burgosuri politik, Nait Hasani, në një intervistë për DTV Media ka rrëfyer momentet tronditëse që, sipas tij, i kanë përjetuar të burgosurit shqiptarë në Burgu i Dubravës gjatë luftës në Kosovë.
Hasani deklaroi se gjendja në burg ishte aq e rëndë, saqë “dy veta kanë varur veten vetëm që të mos e shihnin formën e vdekjes”, duke e përshkruar atë periudhë si një tmerr të papërshkrueshëm.
Ai tha se të burgosurit nuk kishin asnjë informacion se çfarë do të ndodhte me ta dhe jetonin çdo moment nën frikë dhe pasiguri totale. Sipas Hasanit, krimet dhe trajtimi çnjerëzor në Burgun e Dubravës përbëjnë një nga krimet më të rënda të kryera nga shteti serb ndaj shqiptarëve gjatë luftës.
