DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sot vijnë në Kosovë kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramany

26 Maj 2026
A A
Sot vijnë në Kosovë kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramany
Share on Facebook

Organizata Albanians For America ka njoftuar se sot, kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të zhvillojnë vizitë zyrtare në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës, ku do të takojnë përfaqësues të institucioneve shtetërore, autoritete të sigurisë dhe përfaqësues të shqiptarëve në rajon.

Vizita, sipas organizatës, ka për qëllim forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, diskutimin e zhvillimeve të sigurisë rajonale dhe mbështetjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Në kuadër të agjendës në Kosovë, delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe me autoritetet amerikane dhe ndërkombëtare të sigurisë në Camp Bondsteel. Po ashtu, janë paralajmëruar takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Pas vizitës në Kosovë, kongresistët do të qëndrojnë në Luginën e Preshevës, ku do të takojnë përfaqësues të Këshilli Kombëtar Shqiptar, liderë politikë shqiptarë dhe drejtues të komunave të Preshevës dhe Bujanocit. Fokus i diskutimeve do të jenë të drejtat e shqiptarëve në Luginë, zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar atje.

Organizata theksoi se vizita zhvillohet në një periudhë të angazhimit të shtuar të Kongresit amerikan për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe për avancimin e integrimit euro-atlantik të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 406)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com