DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kulmon pelegrinazhi i Haxhit, mijëra besimtarë myslimanë luten në malin e shenjtë të Arafatit në Mekë

26 Maj 2026
A A
Kulmon pelegrinazhi i Haxhit, mijëra besimtarë myslimanë luten në malin e shenjtë të Arafatit në Mekë
Share on Facebook

Besimtarët myslimanë janë mbledhur këtë të martë në malin Arafat, pranë Mekës, në kulmin e pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, ndërsa temperaturat e larta kanë shkuar pranë 40 gradë Celsius.

Që në orët e para të mëngjesit, pelegrinët e veshur me të bardha recitonin vargje nga Kurani në kodrën shkëmbore 70 metra të lartë, ku sipas traditës islame, profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të fundit.

Vullnetarët shpërndanë ujë, çadra mbrojtëse nga dielli dhe pako ushqimore për dhjetëra mijëra besimtarë që ngjiteshin drejt malit Arafat. Mbi 1.5 milionë persona kanë marrë pjesë këtë vit në pelegrinazh, pavarësisht tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Sipas mediave iraniane, më shumë se 30 mijë iranianë kanë arritur në Mekë, shumë më pak nga 86 mijë që priteshin fillimisht, për shkak të situatës së luftës.

Autoritetet saudite kanë bërë thirrje që pelegrinët të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të mbrohen nga dielli për shkak të vapës ekstreme, ndërsa në ditët e fundit temperaturat në Mekë kanë arritur deri në 44 gradë Celsius.

Pas qëndrimit në malin Arafat, pelegrinët do ta kalojnë natën në Muzdalifah, ku do të mbledhin gurë për ritualin simbolik të “goditjes së djallit” në Mina, që nis të mërkurën.

Haxhi konsiderohet një nga pesë shtyllat e Islamit dhe duhet të kryhet të paktën një herë në jetë nga çdo mysliman që ka mundësi fizike dhe ekonomike.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 560)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 325)
  • Opinione (42)
  • Showbiz (153)
  • Shpallje (1)
  • Sport (323)
  • TV (83)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com