DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestohet shtetasi i Kosovës në Mal të Zi, vrau gruan që po bashkëjetonte dhe më pas dogji shtëpinë

27 Maj 2026
A A
Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe e reja që e shoqëronte

Shallow depth of field image taken of yellow law enforcement line with police car and lights in the background.

Share on Facebook

Shtetasi i Kosovës, Bashkim Gashi, është arrestuar nën dyshimin se gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës ka vrarë gruan me të cilën po bashkëjetonte në Ulqin dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë ku jetonin, raporton mediumi malazez “Vijesti.me”.

Ai është lënduar nga zjarri dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, e më pas në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, kanë bërë të ditur nga policia.

Viktima ishte shtetase e Shqipërisë, siç bëri të ditur policia malazeze.

“Policia, në një kohë shumë të shkurtër, identifikoi dhe vuri nën kontroll personin që dyshohet se gjatë natës ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë ndaj gruas që po bashkëjetonte, e më pas ka shkaktuar zjarr në vendin e ngjarjes, në shtëpinë ku jetonin së bashku, në lagjen Kodre në Ulqin. Departamenti i Sigurisë në Ulqin është njoftuar rreth orës 00:30 se në një objekt banimi, në një shtëpi në lagjen Kodre, kishte rënë zjarr. Zyrtarët policorë dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u gjet trupi i pajetë i një personi të panjohur, i identifikuar më vonë si D.N. (36), shtetase e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç shtohet më tej, zyrtarët policorë shumë shpejt gjetën dhe vunë nën kontroll një person me lëndime të shkaktuara nga zjarri, për të cilin më vonë u konstatua se bëhej fjalë për Gashin (46).

“Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë. Zyrtarët policorë, në koordinim dhe me urdhër të prokurorit kompetent, kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për zbardhjen e rastit, kanë marrë deklarata nga disa persona dhe kanë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë, si dhe prova materiale nga vendi i ngjarjes që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Veprimet e deritanishme policore dhe prokuroriale tregojnë dyshime se B.G. ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ka shkaktuar zjarr në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar nga aty”, thuhet në njoftim.

Hetimet në vendin e ngjarjes janë kryer nga prokurorja kompetente e Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë, me pjesëmarrjen e zyrtarëve policorë dhe në prani të ekspertit për zjarre, shpërthime dhe aksidente teknike. Prokurorja e ka cilësuar rastin si vepër penale të vrasjes së rëndë, thanë nga policia.

“Trupi i viktimës D.N. është dërguar për obduksion mjeko-ligjor në Qendrën Klinike në Podgoricë, ku do të përcaktohen shkaku i vdekjes dhe rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ajo. Personi B.G. është vënë nën kontroll dhe po ruhet nga policia në Qendrën Klinike, ku po trajtohet për djegiet që ka pësuar gjatë ngjarjes. Publiku do të njoftohet me kohë për informacione të tjera lidhur me rastin nga organet kompetente që po merren me hetimin”, thuhet në njoftim.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 406)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com