DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

SHKK demanton lajmin për telefonatën e Granit Plavës në emision televiziv

27 Maj 2026
A A
SHKK demanton lajmin për telefonatën e Granit Plavës në emision televiziv
Share on Facebook

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve lidhur me pretendimin se Granit Plava ka telefonuar në një emision të mëngjesit, duke mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Përmes një njoftimi zyrtar, SHKK ka bërë të ditur se institucionet korrektuese zbatojnë standarde të larta sigurie dhe se posedimi apo përdorimi i mjeteve të ndaluara nga personat e dënuar trajtohet me seriozitet të plotë.

Sipas SHKK-së, koha kur është transmetuar telefonata nuk përkon me orarin e lejuar për realizimin e thirrjeve nga personat e burgosur, pasi ato lejohen vetëm sipas procedurave dhe orareve të përcaktuara nga institucioni korrektues.

Tutje, bëhet e ditur se hapësirat brenda institucioneve korrektuese monitorohen vazhdimisht nga stafi dhe përmes kamerave të sigurisë.

“Pas verifikimeve të kryera nga SHKK, zëri në telefonatën e transmetuar nuk i përket personit në fjalë”, thuhet në reagim.

Në fund, SHKK u ka bërë thirrje mediave që para publikimit të lajmeve të tilla të kërkojnë konfirmime zyrtare, në mënyrë që informimi i publikut të jetë i saktë dhe i verifikuar.

Kujtojmë se Granit Plava është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 593)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 371)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (342)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com