Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me ndërhyrjet e Serbisë në proceset zgjedhore në Kosovë, duke vlerësuar se presionet ndaj qytetarëve serbë përmes Listës Serbe paraqesin cenim të demokracisë dhe sovranitetit të vendit.
Sipas Islamit, deklaratat dhe thirrjet e zyrtarëve serbë për të mbështetur Listën Serbe dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Beogradit për të ndikuar në zhvillimet politike në Kosovë.
Ai ka theksuar se sulmet ndaj kundërshtarëve politikë, përfshirë Nenad Rashiqin, janë të papranueshme dhe përbëjnë presion politik ndaj përfaqësuesve legjitimë të komunitetit serb në Kosovë.
