DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vetëdorëzohet Arblind Pireva, e pranon vrasjen e Agron Hajdarit në Prishtinë, ndalohet për 48 orë

29 Maj 2026
A A
Vetëdorëzohet Arblind Pireva, e pranon vrasjen e Agron Hajdarit në Prishtinë, ndalohet për 48 orë
Share on Facebook

Arblind Pireva, i dyshuari për vrasjen e rëndë të Agron Hajdarit në Prishtinë, është vetëdorëzuar te hetuesit policorë dhe gjatë intervistimit ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur mbrëmjen e 27 majit, rreth orës 20:35, në rrugën “Rifat Berisha” në Prishtinë, ku Policia kishte pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri dhe një person të plagosur.

Njësitë policore dhe ekipi emergjent kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ishte konstatuar se viktima, Agron Hajdari, kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat. Sipas të dhënave nga hetimi, ai ishte goditur në kokë, gjoks dhe shpinë.

Pas krimit, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe për disa orë kishte qenë në arrati, ndërsa Policia kishte vënë në lëvizje të gjitha njësitë relevante për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin kanë bërë të ditur se gjatë veprimeve intensive hetimore dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është siguruar prezenca e Arblind Pirevës, i cili është paraqitur vetë te hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në prani të avokatit të tij.

Gjatë intervistimit, Pireva ka pohuar se e ka kryer vrasjen e Agron Hajdarit.

 

Pas përfundimit të procedurave hetimore fillestare, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të krimit janë në vazhdim.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 593)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 351)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (342)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com