Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, është shoqëruar në stacion policor pas mos zbatimit të urdhrave të zyrtarit policor.
Rasti ka ndodhur gjatë një aksioni për rrënimin e një pompe të derivateve në Zonën Industriale në Prishtinë, përballë objektit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Lidhur me kërkesen tuaj, ju informojmë se sot rreth orës 10:30 një person është shoqëruar në stacionin policor për shkak të moszbatimit të urdhërave të zyrtarit policor, për largim nga vendi ku po zhvilloheshin punime. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Pllana.
