DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria me politikë të jashtme të koordinuar dhe rrugë të përbashkët euroatlantike

31 Maj 2026
A A
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria me politikë të jashtme të koordinuar dhe rrugë të përbashkët euroatlantike
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca,pas takimit me homologun e tij nga Shqipëria, Ferit Hoxha ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të karakterizuara nga një bashkëpunim i ngushtë dhe i vazhdueshëm institucional, duke theksuar koordinimin e plotë në politikën e jashtme mes dy vendeve.

Gjatë një takimi zyrtar me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, Konjufca u shpreh se takimet mes dy palëve janë “vëllazërore, të rregullta dhe të përhershme”, duke nënvizuar se Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat objektiva shtetërore dhe kombëtare.

“Takimet tona gjithmonë janë vëllazërore, së pari. Takimet tona janë të rregullta dhe të përhershme. Me shtetin shqiptar ne kemi komunikim të vazhdueshëm lidhur me objektivat tona të përbashkëta shtetërore e kombëtare. Të koordinosh politikën e jashtme mes dy shteteve si Kosova dhe Shqipëria është gjëja më e lehtë sepse ne përfaqësojmë interesat e të njëjtit komb, prandaj edhe politika jonë e jashtme është një politikë e jashtme unike. Orientimet strategjike ka vlerat perëndimore dhe rruga euroatlantike është përcaktim i kombit shqiptar dhe në këtë rrugëtim vendet tona janë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës. E shfrytëzoj rastin ta përgëzoj ministrin Cakaj për arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Tash, në ditët e sotme, situata ka ndryshuar prej 10 viteve më përpara, pikërisht për shkak të transformimeve të mëdha të Republikës së Shqipërisë”, tha Konjufca, raporton EO.

Konjufca vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke përgëzuar autoritetet shqiptare për arritjet e deritanishme.

Ai u shpreh se sipas vlerësimeve që, siç tha ai, vijnë edhe nga zyrtarë evropianë, Shqipëria ndodhet pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mund të bëhet pjesë e tij brenda dy deri në tre vjet.

“Të gjithë zyrtarët edhe evropianë, të cilët po i takoj edhe vetë, po thonë që Shqipëria është e dyta në radhë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një arritje shumë e madhe, zoti ministër, të përgëzoj edhe ty sepse për shumë vite ke qenë edhe atje në kryeqytetin e Bashkimit Evropian dhe e ke bërë punën ashtu siç është më së miri. Në këto hapat e fundit jemi besimplotë që Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda dy apo tri vitesh. Kjo do të jetë një arritje historike jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë kombin shqiptar, ashtu siç e kemi përshëndetur edhe siç ishte një hap gjigant edhe hyrja e Shqipërisë në NATO”, tha Konjufca.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 588)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 320)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (160)
  • Shpallje (1)
  • Sport (341)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com