DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdekja e punëtorit në Pejë – ndalohet një person për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje

1 Qershor 2026
A A
Vdekja e punëtorit në Pejë – ndalohet një person për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ndaluar një person për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se, në koordinim me Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë, pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori në një vendpunishte, të ndodhur më 29 prill 2026 në fshatin Gllaviqicë të Komunës së Pejës, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore, sot është arrestuar një (1) person.

I dyshuari po hetohet për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas dispozitave përkatëse të legjislacionit penal në fuqi.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

“Kurse, ndaj familjarit të pandehurit po ndërmerren veprimet hetimore për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga KPRK”, thuhet në njoftim.

Prokurori i shtetit, brenda afateve ligjore, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Pejë ka potencuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e sigurisë së punëtorëve në vendet e punës, si dhe në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës, me qëllim të vendosjes së tyre para drejtësisë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 580)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 280)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com