Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas rezultateve preliminare në vend.
Kurti ka thënë se partia e tij ka dalë e para në zgjedhje dhe me koalicionin fitues ata do ta formojnë qeverinë e re.
“Jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë dhe të mbarë demokratike.
“Gjithashtu, koalcioni ynë fitues, në këtë mënyrë ne do t’i vazhdojmë ato punët që i kemi nisur nga mandati i kaluar por edhe shumë të tjera të reja.”, ka thënë Kurti.
Qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar suksesshëm rezistencën e tyre edhe kundër një lufte të paparë hibride që është bërë kundër koalicionit tonë, me ç’rast oligarkët, sidomos njëri prej tyre, kanë shpenzuar para pa hesapë, kanë kërcënuar punëtorët dhe gjithashtu kemi pasur premtimet më absurde të mundshme në këtë fushatë të cilat kanë krijuar një atmosferë iracionale. Por përkundër të gjithave, populli fitoi, fitoi Vetëvendosja. Ne jemi subjekti i parë, subjekti fitues i cili do ta formojë qeverinë e ardhshme.
Besoj që nga rezultatet preliminare, të gjithë e kanë të qartë se ata që ndodhën të dytët dhe të tretët edhe po të mblidhen bashkë nuk bëjnë sa Vetëvendosja.
VV fitoi, VV është fituese dhe ecim shpejt, bashkë, përpara drejt qeverisë së re.