Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bekim Gashi, ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesin alternativën që, sipas tij, garanton zhvillim, përgjegjësi dhe funksionim më të mirë të institucioneve shtetërore.
Gashi ka theksuar se zgjedhjet e së dielës janë një moment i rëndësishëm për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm të Kosovës, duke vlerësuar se qytetarët kanë përpara dy alternativa të qarta.
“Sot qytetarët kanë mundësinë të vendosin për drejtimin që duan për Kosovën. Zgjedhja është e qartë: ose vazhdim i bllokadave dhe ngecjes, ose një rrugë e re me përgjegjësi, zhvillim dhe vizion të qartë për shtetin”, ka deklaruar ai.
Sipas Bekim Gashit, Lidhja Demokratike e Kosovës paraqet një alternativë të bazuar në ekonomi të qëndrueshme, zhvillim dhe institucione funksionale që u shërbejnë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ai ka ftuar qytetarët që në zgjedhje të mbështesin LDK-në me numrin 113 dhe kandidaturën e tij me numrin 59 për deputet të Kuvendit të Kosovës.
