DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-ministri Agani i reagon “ashpër” Qeverisë Kurti: Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për më shumë se një dekadë ka ekzistuar si institucion

2 Qershor 2026
A A
Ish-ministri Agani i reagon “ashpër” Qeverisë Kurti: Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për më shumë se një dekadë ka ekzistuar si institucion
Share on Facebook

Kanditati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ferid Agani ka reaguar për vendimin e fundit të Qeverisë në detyrë, me të cilin thuhet se “themelohet Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor i Republikës së Kosovës”.

Ish-ministri i shëndetësisë, Agani ka thënë se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është themeluar me Ligjin për Sigurime Shëndetësore të vitit 2014 dhe për më shumë se një dekadë ka ekzistuar si institucion publik me bazë ligjore, strukturë organizative, buxhet dhe personel.

Më tutje ai ka thënë se ky vendim krijon përshtypjen see po krijohet një instuticion që deri më sot nuk ka ekzistuar.

“Për këtë arsye, paraqitja e këtij vendimi si “themelim i Fondit” krijon përshtypjen e gabuar se po krijohet një institucion që deri më sot nuk ka ekzistuar”.

Ish-ministri i shëndetësisë dhe kandidati për deputet ka thënë se problemi i Kosovës gjatë këtyre 12 viteve nuk ka qenë mungesa e Fondit, por mungesa e funksionalizimit të plotë të sistemit të sigurimeve shëndetësore.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë vuajtur nga mungesa e një vendimi për themelimin e Fondit. Ata kanë vuajtur nga mungesa e zbatimit të plotë të reformës së sigurimeve shëndetësore, nga pagesat e larta nga xhepi për barna dhe shërbime, nga mungesa e mbrojtjes financiare në rast sëmundjeje dhe nga vonesat e vazhdueshme në ndërtimin e një sistemi modern të financimit të kujdesit shëndetësor Prandaj, pyetja që meriton përgjigje nuk është nëse Fondi po themelohet sot, por pse qytetarët ende nuk gëzojnë sigurime shëndetësore funksionale dymbëdhjetë vjet pas miratimit të ligjit”, thuhet në reagimin e Aganit.

Sipas Aganit qytetarët nuk kanë nevojë për ri-shpallje të institucioneve ekzistuese.

“Ata kanë nevojë për: sigurime shëndetësore funksionale; paketë reale të përfitimeve; mbrojtje nga shpenzimet katastrofike shëndetësore; kontraktim efikas të ofruesve publikë dhe privatë; dhe një Fond që vepron si blerës strategjik i shërbimeve në interes të pacientit. Çdo hap që afron Kosovën drejt funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore është i mirëseardhur. Por transparenca ndaj qytetarëve kërkon që faktet të paraqiten ashtu siç janë. Fondi nuk po themelohet sot. Sfida e vërtetë është funksionalizimi i tij”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 577)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 261)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com