Kandidati i LDK-së për deputet, Bekim Gashi, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe mbështetës në Grashticë të Gollakut.
Gashi e cilësoi mbrëmjen si një takim të ngrohtë mes miqsh dhe qytetarësh të përkushtuar për të ardhmen e vendit, duke falënderuar të pranishmit për mikpritjen, mbështetjen dhe diskutimet e sinqerta.
Ai theksoi se angazhimi i përbashkët dhe bashkëpunimi me qytetarët janë çelësi për të ecur përpara, ndërsa kërkoi mbështetje për LDK-në dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme.
