Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 64 aksidente.
Nga to, nuk është raportuar asnjë rast me fatalitet, ndërsa 25 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar.
Po ashtu, janë evidentuar 39 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë në trafik, policia ka shqiptuar 2.225 tiketa trafiku ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit.
Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona. Aktualisht, 9 persona ndodhen në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor.
