DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku porosi nga Vitia: Fryma e bashkimit po rritet çdo ditë

3 Qershor 2026
A A
Abdixhiku porosi nga Vitia: Fryma e bashkimit po rritet çdo ditë
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim me qytetarë në Viti, nga ku ka theksuar se mbështetja për LDK-në dhe fryma e bashkimit po forcohen çdo ditë.

Duke folur para të pranishmëve, Abdixhiku e cilësoi Vitinë si një qytet me traditë pune dhe qëndrueshmërie.

“Në qytetin e punës, qëndrueshmërisë e njerëzve që nuk dorëzohen lehtë, pamë edhe një herë se fryma e bashkimit po rritet çdo ditë”, tha ai.

Kreu i LDK-së vlerësoi gjithashtu gjykimin politik të qytetarëve të Vitisë, duke përmendur mbështetjen që ata i kanë dhënë ndër vite kryetarit të komunës, Sokol Haliti.

“Vitia di të qëndrojë drejt dhe të zgjedhë mençur; siç ka zgjedhur Sokol Halitin katër herë rresht”, u shpreh Abdixhiku.
Ai bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për projektet dhe prioritetet zhvillimore të vendit, me fokus te mbështetja për qytetarët dhe sektorët kyç.

“Folëm për projektet, zhvillimin dhe për një Kosovë që i jep më shumë mbështetje familjes, rinisë, bujqësisë e secilit qytetar që punon ndershëm”, deklaroi ai.
Në kuadër të prezantimit të kandidatëve për Kuvendin Komunal, Abdixhiku tha se në Viti garojnë Vjollca Kadolli Halili me numër 36, Arta Ajeti me numër 70, Ibush Beqiri me numër 71 dhe Robert Ukiq me numër 87.

Në fund të adresimit të tij, lideri i LDK-së u shpreh i bindur se Vitia do të vazhdojë të mbështesë njerëzit që, sipas tij, përfaqësojnë vlera dhe integritet.

“Vitia e diti gjithmonë vlerën e njerëzve të mirë. Bashkë, po nisim një rrugëtim të ri”, përfundoi Abdixhiku.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 122)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com