Kandidati i LDK-së për deputet, Bekim Gashi, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit të madh përmbyllës të LDK-së, i cili do të mbahet të premten, më 5 qershor, nga ora 20:00 në qendër të Prishtinës.
Gashi ka theksuar se ky tubim do të jetë një moment i rëndësishëm i fushatës zgjedhore, duke shprehur bindjen se mbështetja e qytetarëve do ta çojë LDK-në drejt një fitoreje të madhe në zgjedhjet e ardhshme.
