Nesër pritet t’i jepet lamtumira e fundit të riut nga Drenasi, Jetmir Binaku, i cili humbi jetën tragjikisht dje në Shëngjin.
Kështu kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Gllobar, në orën 14:00.
“Te Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi.
Me dhimbje dhe pikellim te thellë, I njoftojmë te gjithe farefisin, miqtë dhe dashamirët se ka nderruar jetë tragjikisht djali,vellau dhe nipi jonë i dashur Jetmir Binaku. varrimi i te ndjerit behet neser pas namazit te Xhumasë në ora 14 ne varrezat e fshatit Gllobar. Me pikellim dhe zemer te thyer, Familja Binaku”, tha ai.
