DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdekja e gruas së Xhemail Mustafës, Abdixhiku: U largua një pjesë e çmuar e kujtesës sonë kolektive

4 Qershor 2026
A A
Vdes nëna e ish-deputetit të LDK’së, Besian Mustafës
Share on Facebook

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar për vdekjen e gruas së Xhemail Mustafës. Abdixhiku ka thënë se Bahrije Mustafa ka qenë një grua e rrallë dhe se me vdekjen e saj largohet edhe një pjesë e çmuar e kujtesës kolektive.

Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafa.

“I dashuri Besian, e dashura Berianë, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës suaj. Gjeni forcë në shembullin e saj, ashtu siç ajo gjeti forcë në momentet më të vështira të jetës”, ka shkruar Abdixhiku.

Reagimi i plotë:

Zonja Bahrije ishte një grua e rrallë!

Jeta i kishte ngarkuar mbi supe peshën e një humbjeje të madhe, por ajo kishte ditur ta shndërronte dhimbjen në dinjitet, forcë dhe përkushtim për familjen dhe vendin. Me qetësinë, urtësinë dhe fisnikërinë e saj, ajo mbeti përherë gardiane e kujtimit dhe veprës së bashkëshortit të saj e veprimtarit tonë të madh Xhemail Mustafës.

Bahrije Mustafa na la sot. Me të largohet edhe një pjesë e çmuar e kujtesës sonë kolektive. Për shumë vite, takimet tona të 23 nëntorit, në përvjetorin e Xhemës, bartnin ngrohtësinë e pranisë së saj. Ajo ishte aty, me fjalën e matur, me respektin për miqtë dhe me dashurinë e pashtershme për njeriun që i mungoi për një jetë të tërë.

Çdo takim me të ishte një kujtim i gjallë i qëndresës, besnikërisë dhe fisnikërisë. Edhe kur vitet e kishin lodhur, ajo nuk reshti së ruajturi me krenari kujtimin e Xhemailit dhe vlerat për të cilat ai jetoi.

I dashuri Besian, e dashura Berianë, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës suaj. Gjeni forcë në shembullin e saj, ashtu siç ajo gjeti forcë në momentet më të vështira të jetës.

Zonja Bahrije, pusho në paqe. Bashkohu në amshim me Xhemailin, të cilit i qëndrove pranë me dashuri, besnikëri dhe dinjitet deri në fund.

I përjetshëm qoftë kujtimi për zonjën Bahrije!

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 122)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com