DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dështon seanca për vrasje të rëndë në bashkëkryerje pasi munguan dëshmitarët

5 Qershor 2026
A A
Dështon seanca për vrasje të rëndë në bashkëkryerje pasi munguan dëshmitarët
Share on Facebook

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca e së premtes, pasi munguan dëshmitarët Dibran Gashi, Florent Thaqi dhe Arianit Amerllahu, në rastin ku Gazmend Selimi po akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Kujtim Kërveshi, njoftoi gjykatën se ka kontaktuar dëshmitarin Gashi përmes telefonit, ku i njëjti ka kërkuar që të caktohet një seancë tjetër, pasi nuk do të mund të ishte prezent, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, kryetarja e trupit gjykues, Sulltane Hoti, e bëri të ditur se dëshmitari Thaqi ka pranuar ftesën e rregullt, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur në seancë.

Po ashtu, lidhur me mungesën e dëshmitarit Amerllahu, gjyqtarja Hoti tha se i njëjti ka dorëzuar një letër, ku ka njoftuar gjykatën se nuk do të jetë prezent për shkak se gjendet jashtë shtetit.

Ndërsa, për dëshmitarin Fitim Krasniqi, gjyqtarja Hoti deklaroi se i njëjti është njoftuar për seancën e sotme, por gjykatës ende nuk i është kthyer fletëkthesa.

Andaj, në mungesë të kushteve ligjore, seanca e sotme u shty për një datë tjetër.

Sipas aktakuzës të ngritur me datë 14 nëntor 2024, i akuzuari Gazmend Selimi me datë 5 gusht 2022, rreth orës 23:40 në Lipjan, në bashkëkryerje me të akzuarin Muhamet Gashi, pas një mosmarrëveshje me të ndjerin D.G. dhe të dëmtuarin J.G., fillimisht e godet me një grusht në fytyrë të ndjerin D.G., ku si pasojë e kësaj ka ardh deri në vrasjen e të ndjerit nga ana e të akuzuarit Gashi, kështu që i njejti me dashje që ti privoj nga jeta të ka shtënë më armë zjarri – pistoletë në drejtim të tyre.

Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari Gashi, ka privuar nga jeta D.G. duke e qëlluar me një predhë në gjoks dhe me këtë rast ka vënë në rrezik jetën e personave të tjerë, të dëmtuarin J.G. duke e qëlluar me një predhë në pjesën e barkut ku i ka shkaktuar plagë të rëndë dhe A.B. duke i shkaktuar lëndime të lehta në këmbë nga predha e armës së zjarrit.

Me këtë, Selimi po akuzohet se në bashkëkryerje me të akuzuarin Gashi kanë kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 pika 1.5 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 076)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com