DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE

5 Qershor 2026
A A
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Share on Facebook

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivat të Malit të Zi, ka theksuar orientimin evropian të Kosovës dhe angazhimin për reforma.

Në një prononcim për media, Haxhiu ka falënderuar organizatorët e samitit, duke vlerësuar rëndësinë e diskutimeve mbi sigurinë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Ajo ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe se vendi, sipas saj, është i përkushtuar në reforma dhe në përputhje me politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

“E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian, një Bashkim Evropian i bashkuar dhe i zgjeruar. Kosova ka bërë reforma të rëndësishme dhe po punon më fort për popullin tonë dhe të ardhmen evropiane. Ne jemi në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian”, është shprehur Haxhiu.

Ajo shtoi se nga ky samit priten diskutime dhe rezultate pozitive, duke theksuar se Kosova meriton avancim në procesin e integrimit evropian.

“Integrimet evropiane nuk janë vetëm proces teknik, por kanë të bëjnë me prosperitetin, paqen, demokracinë dhe dinjitetin e Evropës dhe të qytetarëve tanë”, ka deklaruar ajo.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 076)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com