Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Nasret Hajrizi, ka kritikuar gjendjen ekonomike në vend, duke deklaruar se Kosova po përballet me vështirësi të mëdha sociale dhe ekonomike.
Hajrizi është shprehur se, sipas vlerësimit të tij, qytetarët po e përjetojnë një nga periudhat më të vështira që nga përfundimi i luftës.
“Kosova, më shumë se sot, nuk është varfëruar kurrë në këto 26 vjet liri”, ka deklaruar ai.
Kandidati i PDK-së ka theksuar nevojën për politika që, sipas tij, do të ndikonin në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për punësim.
Deklarata e Hajrizit vjen në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore dhe debatit politik rreth gjendjes ekonomike në vend.
