Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bekim Gashi, ka publikuar fotografi nga tubimi i mbajtur në Prishtinë, ku morën pjesë një numër i madh i mbështetësve të kësaj partie.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gashi e përshkroi atmosferën në kryeqytet si të jashtëzakonshme, duke shkruar: “Flakë e madhe sonte në zemër të Prishtinës!”.
Ai ka shprehur mbështetjen e tij për LDK-në në garën zgjedhore, duke rikujtuar numrin 113 të subjektit politik dhe numrin 59 me të cilin kandidon për deputet.
Publikimi i fotografive vjen në kuadër të aktiviteteve elektorale të LDK-së, e cila po vazhdon takimet dhe tubimet me qytetarë në prag të zgjedhjeve.
