DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Enver Hoxhaj godet Kurtin: Hesht për gjuhën shqipe, buzëqesh me Mickoskin

6 Qershor 2026
A A
Enver Hoxhaj kritikon rastin e fëmijës në Vushtrri
Share on Facebook

Kandidati për deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si, sipas tij, ka menaxhuar politikën e jashtme dhe raportet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Enver Hoxhaj tha se politika e jashtme është elementi kryesor që mbron shtetin dhe interesat e tij, por sipas tij, Kosova sot po përballet me një dobësim të pozicionit ndërkombëtar.

Ai vlerësoi se vendi ka një raport të dëmtuar me SHBA-të dhe tha se një nga prioritetet e PDK-së do të jetë rikthimi i partneritetit strategjik me aleatin kryesor të Kosovës.

Hoxhaj kritikoi gjithashtu qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj zhvillimeve rajonale, duke përmendur çështjet që lidhen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

”Si mundet një kryeministër të mos thotë asgjë për atë që po ndodh me gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, por të shkojë e të buzëqeshë në takime me Mickoskin”, tha Hoxhaj.

Duke folur për sektorin e energjisë, ai tha se qeveria ka refuzuar projekte të rëndësishme amerikane në fushën energjetike, duke e akuzuar Kurtin se po pengon pavarësinë energjetike të Kosovës.

”Është koha e fundit që të ndodhë ndryshimi i brendshëm politik. Shqetësimi ynë si PDK është më tronditës sepse Kurti nuk po i thotë jo vetëm këtij projekti amerikan të gazit të lëngshëm. Kurti i ka thënë gazit amerikan ‘jo’ edhe në vitin 2021 dhe 2022. Ai nuk dëshiron që Kosova të ketë pavarësi energjetike”, tha Hoxhaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 076)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com