DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kryeziu: Abstenimi i qytetarëve për të mos votuar po i shërben Beogradit

7 Qershor 2026
A A
Kryeziu kritikon kërkesën e Osmanit drejtuar Kushtetueses: Absurde dhe jashtë frymës kushtetuese
Share on Facebook

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje të qytetarëve deri në orën 11:00.

Kryeziu ka shkruar se në komunat shqiptare dalja është rreth 8-9%, ndërsa në komunat serbe është 17-18%.

Sipas tij, kjo nuk është rastësi, ky është organizim.

“Kjo nuk është rastësi. Kjo është organizim. Beogradi e ka vënë në lëvizje gjithë aparatin e vet, BIA-n, paranë, dhe rrjetet kriminale, vetëm e vetëm që Lista Serbe të hyjë në Kuvend si bllok i bindur: dhjetë deputetë të gjithë në shërbim të Beogradit, duke vrarë çdo mendim ndryshe e çdo opozitë qytetare brenda komunitetit serb. Ndërsa ne rrimë në shtëpi të revoltuar, ata po punojnë dhe nuk po ndalen’, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje. Por shihni një herë shifrat e KQZ-së për daljen deri në orën 11:00.

Në komunat shqiptare dalja është rreth 8-9%. Në komunat serbe është 17-18%. Pothuajse dyfishi.

Kjo nuk është rastësi. Kjo është organizim. Beogradi e ka vënë në lëvizje gjithë aparatin e vet, BIA-n, paranë, dhe rrjetet kriminale, vetëm e vetëm që Lista Serbe të hyjë në Kuvend si bllok i bindur: dhjetë deputetë të gjithë në shërbim të Beogradit, duke vrarë çdo mendim ndryshe e çdo opozitë qytetare brenda komunitetit serb. Ndërsa ne rrimë në shtëpi të revoltuar, ata po punojnë dhe nuk po ndalen.

Disa nga ju kanë vendosur të mos votojnë asnjë parti shqiptare, ndoshta edhe për arsye të shëndosha. E kuptoj. Por abstenimi nuk është protestë. Është një ulëse e lënë bosh, që dikush tjetër do ta mbushë për ty.

Ka një serb të Kosovës që nuk i përkulet Beogradit. Nenad Rashiq. Dhe pikërisht këtë Serbia po përpiqet ta zhdukë, sepse ai vërteton se besnikëria ndaj Beogradit nuk është e vetmja rrugë për një serb të Kosovës.

Prandaj po e them thjesht: nëse ke vendosur të mos votosh shqip, mos e dorëzo votën në heshtje. Dilni dhe votoni Nenad Rashiqin. Në këto zgjedhje, kjo është një nga votat më shtetërore që një qytetar i Kosovës mund të hedhë.

Kosova nuk mbrohet vetëm me institucione. Mbrohet me organizim qytetar dhe me patriotizëm. Mbrohet edhe me votën që Beogradi nuk e priste.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 059)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com