DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku kërcënon publikisht bashkëpartiakët e vet

8 Qershor 2026
A A
Abdixhiku: Kemi ambicie shumë më të madhe zhvillimore se ajo çfarë po ndodh në Kosovë
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar, siç u shpreh ai, reforma të thella në këtë subjekt politik.

Abdixhiku në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’ pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit ka thënë se këtij subjekti politik i duhen njerëz që ndërtojnë, e jo që, siç u shpreh ai, rrënojnë kolektivisht për përfitime personale.

“Përpara nesh kemi edhe reforma të thella të brendshme. Na duhen njerëz që i japin vizionit tonë, që ndërtojnë bashkë me ne, e jo të tillë që vetëm marrin pa dhënë, pengojnë e shpresojnë në rrënim kolektiv për përfitim individual. Këto reforma do t’i bëjmë. Me prioritet, shpejtë dhe qartë si kurrë më parë”, deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku rezultatin e 7 qershorit e vlerësoi si arritje, pasi LDK-ja arriti t’i marrë 20 mandate.

“Nga dhjetori deri më sot nuk ka kaluar shumë kohë. Në çdo normalitet kohor, gjërat nuk do të ndryshonin kaq shpejt. As gjashtë muaj diferencë mes dy palë zgjedhjeve. Por për LDK-në, dhe vetëm LDK-në e askënd tjetër, ishte ndryshe. Këtë herë për të mbarë. Nga një krizë historike me apetite e projekcione të errëta, drejt një stabiliteti të ri. Drejt rikthimit të besimit duke qenë të vërtetë dhe duke qenë vetja. Dhe kjo është pasuria më e madhe që kemi sot. Qëndrojmë si LDK me 20 mandate”, tha më tej kreu i LDK’së.

“Por përtej vetes sonë, tani është koha t’i japim vendit drejtim. Kosova jonë vazhdon të jetë në krizë. Kosova jonë ka nevojë për stabilitet. LDK për të dytën herë arriti të krijojë parakushte për balancë demokratike para kontrollit absolut. Nuk ishte e lehtë. Pa punën tonë Kosova do të dukej e frikshme. Tani na duhet maturi, vizion, dhe apetit për zhvillim të vendit”, tha më tej ai.

Reagimi i Abdixhikut vjen pas pakënaqësisë së bashkëpartiakëve të tij lidhur me mënyrën se si e kanë pranuar rezultatin zgjedhor ai dhe bartësja e listës, Vjosa Osmani. Mbrëmë u kërkua edhe largimi i Abdixhikut.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 569)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 027)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com