DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ndryshon renditja pas numërimit të 10% të votave, dhjetë më të votuarit në VV, PDK, LDK dhe AAK

8 Qershor 2026
A A
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim
Share on Facebook

Mbi 10% e votave të kandidatëve për deputetë kanë përfunduar së numëruari dhe rezultatet janë procesuar tashmë në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të dhënat janë nga 253 vendvotime. Nëpër parti tashmë kanë filluar ndryshimet në renditje.

Nga numërimi i deritashëm, tek Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë Albin Kurti, i cili deri tash ka mbi 20 mijë vota.

Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Tek PDK, i pari renditet Bedri Hamza me rreth 10 mijë vota.

Lista e kësaj partie vazhdon me Përparim Grudën, Arian Tahirin, Uran Ismailin, Sala Jashari, Vlora Çitakun, Elmi Reçicën, Arben Mustafën, Ganimete Musliun dhe Kosovare Murselin.

Në LDK, Vjosa Osmani renditet si më e votuara me mbi 6 mijë e 500 vota.

Ajo ndiqet nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni Janina Ymeri dhe Lutfi Haziri.

Tek AAK, prin Ardian Gjini me mbi 3 mijë vota.

Pas tij renditet Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadriaj, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Arbër Tolaj, Agim Çeku dhe Hasan Gjikokaj.

Në njoftimin e KQZ’së theksohet se të dhënat e para të publikuara vijnë nga QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, në të cilat, paraditën e së hënës ka filluar procesi i numërimit dhe verifikimit.

Ndërkaq, pasditen e së hënës, aktivitetet kanë filluar në QKN-të e 23 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri dhe Malishevë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 566)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 908)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (334)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com