Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon publikimin e rezultateve që kandidatët për deputetë kanë marrë deri më tani në garën për tu bërë deputet.
Jashtë 20-shes më të votuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës momentalisht është Fahrije Hoti, e cila u fut në politik për t’iu bashkuar Vjosa Osmanit.
Hoti rënditet e 26-ta me 1 mijë e 879 vota.
