Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka dalë në konferencë për shtyp pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Hamzaka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka humbur një numër të madh të votave, duke theksuar se tashmë shumë qytetarë ia kanë kthyer shpinën.
“VV ka humbur një numër të madh të votave. Shumë qytetarë që e kishin votuar në të kaluarën, tashmë ia kanë kthyer shpinën, ata erdhën te ne dhe te LDK. Kryeministri në detyrë i paraqiti këto zgjedhje si një referendum për veten dhe qeverinë e tij, por qëllimi nuk u arrit. Ai i kërkoi 500 mijë vota por nuk i mori, nuk ia dhanë qytetarët. Sot shumica e qytetareve shqiptarë që votuan, nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë, qytetarët me vullnetin e tyre politik i kanë besuar opozitës prandaj në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare. Kjo më obligon mua dhe PDK-në si partia me e madhe opozitare qe të sillemi ne mënyre të përgjegjshme për ta respektuar shumicën.
Tutje Hamza u shpreh se nuk do të përfshihen në asnjë koalcion me VV-në.
“Nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dallime të mëdha. Ata duan pushtet absolut, nuk kanë as program dhe gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe nga studio televizive për debate. Ata i ofenduan kundërshtarët politikë, e përmes kësaj edhe qytetaret e Kosovës. Prandaj ne e kemi detyrim dhe përgjegjësi që ti japim qytetarëve qeverinë që ata e duan dhe që e kane votuar”, ka thënë Hamza.