DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Supremja e lë në fuqi gjobën për VV-në për abuzimin me 10-vjeçaren në tubim

10 Qershor 2026
A A
Supremja e lë në fuqi gjobën për VV-në për abuzimin me 10-vjeçaren në tubim
Share on Facebook

Gjykata Supreme e Kosovës ka lënë në fuqi vendimin e PZAP-së, duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me gjobën prej 5.100 eurosh të shqiptuar për pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore.

Rasti lidhet me një tubim zgjedhor të LVV-së të mbajtur më 31 maj 2026 në Vushtrri, ku një vajzë 10-vjeçare kishte dalë në skenë dhe kishte recituar para pjesëmarrësve.

Supremja vlerësoi se nuk ka rëndësi nëse iniciativa për pjesëmarrjen e të miturës ka ardhur nga vetë ajo apo nga organizatori, pasi përgjegjësia për menaxhimin e aktivitetit bie mbi organizatorin e tubimit.

Sipas Gjykatës, lejimi i pjesëmarrjes aktive të një fëmije nën moshën 15-vjeçare në një aktivitet zgjedhor bie ndesh me rregulloren zgjedhore, ndaj vendimi i PZAP-së është i ligjshëm dhe i bazuar.

Njoftimin:

Gjykata Supreme lë në fuqi vendimin e PZAP-së për gjobitjen e LVV-së lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP, me vendimin ZP.Anr.11/2026 të datës 03.06.2026, kishte pranuar si të bazuara ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Organizatës Joqeveritare “Instituti i Kosovës për Drejtësi” (IKD), duke i shqiptuar subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) gjobë në lartësi prej 5.100 (pesëmijë e njëqind) euro për shkak të pjesëmarrjes së një fëmije në aktivitet të fushatës zgjedhore.

Kundër këtij vendimi, LVV kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme, duke kontestuar ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së.

Pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, përgjigjeve në ankesë dhe të gjitha shkresave të lëndës, Gjykata Supreme gjeti se ankesa është e pathemeltë.

Nga provat e administruara rezulton se më 31.05.2026, gjatë një tubimi zgjedhor të organizuar nga LVV në Vushtrri, një vajzë e mitur 10-vjeçare kishte dalë në skenë dhe kishte recituar para pjesëmarrësve të tubimit, e veshur me veshje që përmbanin logon e subjektit politik. Ankesat e paraqitura në PZAP kishin pretenduar se pjesëmarrja aktive e fëmijës në një aktivitet të organizuar zgjedhor përbën angazhim të një personi nën moshën 15-vjeçare në fushatë zgjedhore, në kundërshtim me rregullat zgjedhore në fuqi.

Në procedurën para PZAP-së, LVV kishte pretenduar se e mitura nuk kishte qenë pjesë e programit të organizuar të tubimit, nuk ishte angazhuar nga subjekti politik dhe se iniciativa për paraqitjen e saj kishte ardhur nga vetë ajo, në prani të prindit të saj.

Gjykata Supreme vlerësoi se këto pretendime nuk janë të bazuara. Kolegji i Gjykatës pranoi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, duke theksuar se neni 5 paragrafi 3 i Rregullores Zgjedhore nr. 07/2024 për Fushatën Zgjedhore, Monitorimin e Fshehtë të Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar përcakton se: “Asnjë subjekt politik i certifikuar nuk mund të angazhojë persona nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç në fushatën zgjedhore”.

Sipas vlerësimit të Gjykatës, për ekzistimin e shkeljes nuk është vendimtare nëse iniciativa për pjesëmarrjen e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, si dhe nuk ka rëndësi nëse ka pasur koordinim apo planifikim paraprak. Fakt përcaktues është se organizatori i aktivitetit ka lejuar pjesëmarrjen aktive të një fëmije në një aktivitet zgjedhor, në kundërshtim me ndalimin e paraparë në rregulloren zgjedhore.

Gjykata theksoi se organizatori i tubimit ka përgjegjësi për menaxhimin e aktivitetit dhe për personat që paraqiten në skenë para pjesëmarrësve. Në rrethanat e rastit konkret, e mitura kishte marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitetin zgjedhor, fakt i mbështetur edhe nga provat e administruara në lëndë.

Duke pasur parasysh qëllimin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijëve dhe ndalimin e përfshirjes së tyre në fushata zgjedhore, Gjykata Supreme konstatoi se vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe i bazuar në ligj, ndaj refuzoi ankesën e LVV-së si të pathemeltë duke lënë në fuqi vendimin e PZAP-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 638)
  • Opinione (44)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (330)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com