Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësisht Qendrat Komunale të Numërimit, po vazhdojnë numërimin e votave për kandidatët për deputet.
Në nivel vendi, deri më tani janë numëruar 62.41% e votave të kandidatëve.
Ajo që bie në sy është renditja e deputetit të Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, i cili aktualisht ndodhet në vendin e 12-të, me gjithsej 25 mijë vota.
Rezultatet për kandidatët vazhdojnë të përditësohen, ndërsa procesi i numërimit po zhvillohet në shumicën e komunave të Kosovës.
