Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rastin e 33-vjeçarit në Suharekë, i cili vdiq mbrëmë pasi ran ga pema e qershisë.
I njëjti ishte dërguar fillimisht për trajtim në Spitalin e Prizrenit, e pastaj në QKUK.
“HETIM I VDEKJES – Suharekë / 11.06.2026 – NN. Raportohet se një mashkull kosovar ishte dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin e Prizrenit e pastaj në QKUK pasi i njëjti ishte lënduar pasi ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi 5-6 metrash. Rreth orës 21:15 nga QKUK është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.
