Është duke vazhduar numërimi i votave të fundit nga KQZ, ndërsa gara po vazhdon mes kandidatëve brenda partive për të parë se kush do ta sigurojë një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Përveç garës mes kandidatëve brenda subjekteve politike, gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje po synon të sigurojë numrin maksimal të votave nga diaspora, çka mund të rrezikojë subjektet e tjera me zvogëlim të numrit të deputetëve. Prandaj, ende asgjë nuk është definitive pa u numëruar të gjitha votat.

Në përditësimet më të fundit nga KQZ, tregojnë se kandidati i PDK’së, Rrustem Mustafa (Remi), ka marrë 18,405 vota dhe për monentin konsiderohet si zgjedhur, duke lënë pas kandidatët Hajdar Beqën i cili ka për momentin 18,215 vota si dhe Xhavit Halitin i cili qëndron pas tyre me 18,185 vota, dhe të dy këta rrezikojnë të mbetën jashtë Kuvendit.

Ndërsa në LDK, Jeta Statovci tashmë ka zënë vendin e 19-të si pretendente për t’u bërë deputete, me 13.815 vota të fituara deri më tani, duke lënë prapa Shkëmb Manajn, i cili mund të mbetet jashtë legjislaturës së ardhshme.
KËTU mund t’i shihni përditësimet e fundit nga KQZ.
