DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

13 Qershor 2026
A A
Spahiu: Agim Veliut iu ofrua numër zhgënjyes në listën e LDK-së
Share on Facebook

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të duhej të niste që tani diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, duke i ftuar partitë opozitare të propozojnë kandidatët e tyre.

Spahiu tha se deklarata e parë e Kurtit pas zgjedhjeve do të duhej të ishte një ftesë për PDK-në dhe LDK-në që të nominojnë nga dy kandidatë për postin e presidentit.

Sipas tij, nga katër kandidatët e propozuar do të mund të gjendej një emër që do të siguronte mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

“Akoma pa dalë rezultatet, unë ftoj PDK-në dhe LDK-në që tani t’i nominojnë dy kandidatët e saj për president, që tani. Në mesin e këtyre katër të propozuarve, unë do ta zgjedh njërin. Sepse, kandidatin e asaj partie që zgjedh, unë do shkoj t’i jap nënshkrimet për dy kandidatët e asaj partie edhe mund të mos iu tregoj njerëzve se cilët kandidatë i kam përzgjedhur, por gjithsesi i jap nënshkrimet për dy kandidatët edhe kur të dalin në votime e votoj atë që shumica e deputetëve e parapëlqen. Ky është skenari më praktik, pazari më real”, tha ai.

Ai e cilësoi këtë si skenarin më praktik për arritjen e një marrëveshjeje politike rreth presidentit të ardhshëm, duke theksuar se procesi nuk duhet të lihet për momentet e fundit.

Spahiu paralajmëroi se mungesa e gatishmërisë së partive për të propozuar kandidatë dhe për të arritur kompromis mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje të reja.

“Kjo është mënyra më praktike se qysh duhet me u zgjedh presidenti në kushtet dhe rrethanat ekzistuese. Albin Kurti, nëse e ka njëmend me zgjedh presidentin, nuk duhet me pritë momentin e fundit, por duhet që tani. Nëse PDK e LDK nuk janë në gjendje t’i propozojnë dy kandidatë, rrezikohet prapë për zgjedhje të reja”, deklaroi ai.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 756)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (332)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com