DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arben Gashi kërkon zgjedhje të brendshme në LDK pas rezultatit të 7 qershorit

17 Qershor 2026
A A
Arben Gashi kërkon zgjedhje të brendshme në LDK pas rezultatit të 7 qershorit
Share on Facebook

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë thirrje për zgjedhje të brendshme në LDK, pas rezultatit në zgjedhjet e fundit.

Ai ka thënë se është koha për një proces që bashkon, jo që përjashton.

Sipas Gashit, rezultati në zgjedhje duhet t’i shërbejë LDK-së si thirrje për reflektim.

“Rezultati i fundit zgjedhor duhet të na shërbejë si thirrje për reflektim. Ne nuk duhet ta pranojmë si normalitet një LDK në vendin e tretë. Një LDK me 16% nuk është LDK-ja që njohim, nuk është LDK-ja që ndërtoi shtetin dhe nuk është LDK-ja që i duhet Kosovës”, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, të nderuar votues të LDK-së dhe secili prej jush që ma besuat votën,

Ju jam thellësisht mirënjohës.

Faleminderit që zgjodhët LDK-në si shtëpinë tuaj politike dhe që, me besimin tuaj, mundësuat rikthimin tim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Mbi të gjitha, më rikonfirmuat se politika që kam përfaqësuar ndër vite vazhdon ta ketë mbështetjen tuaj. Ky është një konfirmim se bindjet e mia për Kosovën, për LDK-në dhe për mënyrën se si duhet të bëhet politika gëzojnë besimin tuaj.

Prandaj, sot dua t’ju jap një zotim të qartë: nuk do të ndalem kurrë së punuari dhe së luftuari për Kosovën që e ëndërrojmë bashkë – një Kosovë të qeverisur mirë, të udhëhequr me ndershmëri, me kompetencë dhe në shërbim të çdo qytetari.

Por, për ta bërë Kosovën që duam realitet, na duhet edhe LDK-ja që i duhet Kosovës.

Një LDK me vlerat e saj autentike. Një LDK me njerëzit më të mirë, me mendim të lirë, me demokraci të brendshme, me profesionalizëm dhe me vizion. Mbi të gjitha, një LDK fituese.

Rezultati i fundit zgjedhor duhet të na shërbejë si thirrje për reflektim. Ne nuk duhet ta pranojmë si normalitet një LDK në vendin e tretë. Një LDK me 16% nuk është LDK-ja që njohim, nuk është LDK-ja që ndërtoi shtetin dhe nuk është LDK-ja që i duhet Kosovës.

Prandaj, krahas domosdoshmërisë që vendi të ketë sa më shpejt institucione të qëndrueshme dhe funksionale, ne kemi edhe një detyrë tjetër të madhe: të merremi me veten. Të merremi me LDK-në. Me LDK-në tuaj.

Është koha që LDK-ja të hapë një proces të ri zgjedhor të brendshëm, demokratik, transparent dhe gjithëpërfshirës. Një proces që bashkon, jo që përjashton. Që prodhon besim, jo ndarje. Që nxjerr në pah vlerat dhe energjinë më të mirë të partisë sonë.

Sepse vetëm kështu mund ta bëjmë LDK-në të madhe përsëri. LDK-në fituese përsëri.

Dhe vetëm me një LDK fituese mund ta ndërtojmë Kosovën që e duam: një shtet më të fortë, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më evropian.

Le ta nisim këtë rrugëtim me guxim, me besim dhe me përgjegjësi.

Ta bëjmë LDK-në fituese. Ta bëjmë Kosovën fituese.

Na priftë e mbara!

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 565)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 900)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (334)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com