DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë

17 Qershor 2026
A A
Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë
Share on Facebook

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u bëri thirrje forcave politike në Kosovë që të bashkëpunojnë për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e reformave demokratike.

Ai tha se partitë politike duhet të punojnë së bashku për të mirën e Kosovës për të krijuar sa më shpejt një parlament të qëndrueshëm, një qeveri funksionale dhe një presidencë,

“Ju e dini se sfidat me të cilat përballet ky vend dhe ky kontinent nuk mund të presin. Pas 18 muajsh pasigurie, besoj se të gjithë këtu pajtohen se partitë politike duhet të punojnë së bashku për të mirën e Kosovës për të krijuar sa më shpejt një parlament të qëndrueshëm, një qeveri funksionale dhe një presidencë”.

“Ka shumë punë për të bërë për të vazhduar ndërtimin e një shteti ku të gjitha komunitetet dëshirojnë të jetojnë dhe të ndihen pjesë e tij, për të ruajtur institucione që gëzojnë besim për pavarësinë dhe integritetin e tyre dhe për të kultivuar një kulturë ku kompromisi politik të shihet jo si dobësi apo lëshim, por si guxim dhe detyrë në shërbim të këtij vendi të mrekullueshëm”.

“Kosova nuk duhet të dyshojë kurrë në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar. Kemi qenë me ju që nga fillimi dhe do të mbetemi me ju edhe në të ardhmen. Natyrisht, kjo e ardhme duhet të formësohet si nga mbështetja që merr Kosova, ashtu edhe nga besimi që ajo frymëzon. Besimi se ndajmë të njëjtin vizion për të ardhmen. Besimi se Kosova është një partner tek i cili mund të mbështeten të tjerët. Dhe besimi se Kosova do ta mbajë fjalën e saj dhe premtimin e saj solemn – nëse mund të them kështu, ‘besën’ e saj – për të ruajtur dhe mbrojtur një shtet të pavarur, demokratik dhe multietnik”, u shpreh Hargreaves.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 565)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 900)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (334)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com