Një konflikt familjar në Malishevë ka eskaluar deri në përleshje fizike mes nënës dhe vajzës së saj, duke kërkuar ndërhyrjen e Policisë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar sot rreth orës 12:00 në fshatin Llashkadrenoc, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale, situata ka dalë jashtë kontrollit.
Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, në konflikt janë përfshirë M.K. rreth 55 vjeç dhe Sh.K. rreth 29 vjeç, nënë e bijë, të cilat dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën.
Pas raportimit, njësitë policore kanë intervenuar dhe i kanë shoqëruar të dyja në Stacionin Policor në Malishevë.
Pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit të palëve, është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.
Të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet në vazhdim nga organet kompetente.
Një mosmarrëveshje brenda familjes përfundoi me grushte, ndërhyrje policore dhe hapje të rastit penal për dhunë në familje.
