DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

U gjet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë, familjarët kërkuan që trupi të mos dërgohej për obduksion

18 Qershor 2026
A A
Policia për vrasjen e dyfishtë në Malishevë: Viktimat u dërguan në QMF në Kijevë, mjekët konstatuan vdekjen
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së mërkurës në Mitrovicë, ku një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Fadil Islami (1973), i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën “Agim Ramadani”, në lagjen Katana.

Rastin e ka raportuar motra e tij, e cila kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve pasi e kishte gjetur pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e 53-vjeçarit.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i ndjeri vuante prej kohësh nga probleme shëndetësore dhe kishte histori të sëmundjeve kardiologjike.

Me rekomandim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, procedurë standarde që ndiqet në raste të tilla.

Megjithatë, me kërkesë të familjarëve dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë nuk është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, por u është kthyer familjarëve për ceremonitë mortore.

53-vjeçari u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa rrethanat e vdekjes po trajtohen nga autoritetet si hetim mbi vdekjen.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 566)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 924)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (335)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com