DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Auditori gjen shkelje në MINT, 29 pozita me ushtrues detyre, disa deri në 36 muaj

18 Qershor 2026
A A
Auditori gjen shkelje në MINT, 29 pozita me ushtrues detyre, disa deri në 36 muaj
Share on Facebook

Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar parregullsi në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) lidhur me mbajtjen e pozitave me ushtrues detyre, në kundërshtim me afatet e përcaktuara ligjore.

Sipas raportit të auditorit, departamenti i burimeve njerëzore në MINT kishte 29 pozita të mbuluara me vendime për ushtrues detyre/zëvendësues.

Auditori ka konstatuar se në tri raste zyrtarët kishin ushtruar detyrën e zëvendësuesit për më shumë se dy vjet, ndërsa disa pozita ishin mbajtur për periudha nga 30 deri në 36 muaj.

Raporti thekson se vendimet për këto emërime, të marra gjatë vitit 2023, mbi bazën e legjislacionit tashmë të shfuqizuar dhe nuk ishin bërë harmonizimet me kornizen e re ligjore, përkatësisht ligjin për zyrtarë publik.

Sipas gjetjeve, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së procedurave të rekrutimit për plotësimin e pozitave të rregullta dhe mosmarrjes së veprimeve për rishikimin e vendimeve ekzistuese.

Auditori vlerëson se mbajtja e pozitave me ushtrues detyre përtej afatit ligjor rrezikon që ato të mbahen nga persona që nuk i përmbushin kriteret e kërkuara për pozitat përkatëse.

Për këtë arsye, ZKA i ka rekomanduar MINT-it që të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për plotësimin e pozitave të lira me staf të rregullt dhe të shmangë mbajtjen e pozitave me ushtrues detyre përtej afateve të lejuara me ligj

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 566)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 932)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com