DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjilan: Mbi 1,500 gjoba trafiku brenda një jave, dhjetëra shoferëve u ndalohet vozitja

19 Qershor 2026
A A
Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë e 600 gjoba për 24 orë
Share on Facebook

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës 12-18 qershor 2026, në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 1,534 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

Gjatë së njëjtës periudhë, policia ka hetuar tetë aksidente trafiku me dëme materiale, si dhe 15 aksidente ku persona të ndryshëm kanë pësuar lëndime.

Sipas të dhënave të publikuara, janë shqiptuar 56 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurisë, 34 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe 34 të tjera për modifikimin e automjeteve me folje të errëta.

Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në rrugë, 46 ngasësve u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike.

Policia e Gjilanit ka apeluar te qytetarët që në rastet e aksidenteve me dëme të vogla materiale të tregojnë kujdes, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të përdorin raportin evropian të aksidenteve, duke kontribuar në këtë mënyrë në rritjen e sigurisë në trafik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 788)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 491)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (500)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com